
Rekord i ri noti në Guinness, 1 km e gjysmë për 15 minuta
Një notare kiliane ka thyer rekordin botëror Guinness duke notuar mes Oqeanit Paqësor dhe Atlantikut.
Barbara Hernandez notoi një milje detare ose me shume se 1 km e gjysmë për 15 minuta e tre sekonda.
Sipas saj, vështirësitë kryesore ishin fillimisht temperatura e ujit pasi shkon 6-7°C.
Kjo distancë përshkohet për herë të parë nga një njeri me not.
Hernandez njihet si ‘sirena e akullit’.
Ajo thotë se dëshiron që të gjithë kilianët të ndjehen sikur arritja e saj ishte e tyre.