
Regis Philbin, “djali i Bronx” në New York që nuk i harroi rrënjët shqiptare
I lindur më 25 gusht 1931, në Bronx, Regis Francis Xavier Philbin ndërroi jetë në moshën 88 vjeç pak vite më parë
Por kush ishte ai? Si u bë i famshëm dhe jeta e sukseshme në New York, pa harruar momentin teksa ai me krenari zbuloi live se kishte prejardhke shqiptare.
Regis Philbin u diplomua në shkollën e mesme Cardinal Hayes. Pasi mori një diplomë
në sociologji nga Notre Dame, Philbin iu bashkua Marinës së SHBA-ve. Në vitet ’50, Regis filloi të punonte në stacionet televizive lokale në Kaliforni, fillimisht si artist, më pas si redaktor lajmesh dhe vite më vonë si spiker lajmesh në San Diego, përpara se të fitonte një rolin si drejtues televiziv. Ai u zhvendos në Nju Jork si një yll i televizionit lokal të mëngjesit. Në 1988 Regis u bashkua me bashkë-prezantuesen Kathy Lee për të pasur një transmetim kombëtar të shfaqjes së bashku. Në vitin 2001, Kelly Ripa u shpall si zëvendësuesja zyrtare dhe vazhdoi të bashkë-prezantonte programin e rangut të lartë për një dekadë tjetër. Ripa nderoi mentorin e saj Regis Philbin në emision duke kujtuar Joy, gruan e tij 50-vjeçare dhe vajzat J.J. dhe Joana. Ish-gruaja e tij Catherine Faylen, vajza Amy dhe djali Daniel, i cili vdiq në 2014. Ekuipazhi gjithashtu nderoi Regisin si një “thesar kombëtar”. Si një personazh televiziv, Regis jetoi një pjesë të mirë të jetës së tij para kamerës. Philbin ndau kaq shumë nga përvojat, takimet dhe historitë e tij familjare me audiencën në mbarë botën. Shumica e të ftuarve dhe njerëzve në rrethin e tij ishin të vetëdijshëm për rrënjët e babait të tij irlandez. Në fakt, ai u mori emrin pas shkollës së mesme të babait të tij, Regis High School në Manhattan.
Ndonëse Philbin kishte përmendur prejardhjen e tij shqiptare nga ana e nënës së tij, madje shqiptoi disa fjalë shqipe që mësoi prej saj kur ishte fëmijë, ai solli një gjenealogji të plotë familjare në xhirimet e shfaqjes në vitin 2010. Nëna e tij, Filomena ka lindur në Manhatan ndërsa gjyshja e tij Nicolamaria vinte nga Greci, Itali dhe vdiq në Bronx në vitin 1934. Duke mbajtur një poster të pemës familjare, Regis Philbin i larguar, zbuloi se familja e nënës së tij u detyrua të linte vendin e origjinës, Shqipërinë, shekuj më parë dhe të kalonte në Adriatik për t’u vendosur në Itali në një fshat të vogël të quajtur Greci. Nëpërmjet të dhënave të shumta që datojnë qindra vjet më parë, është vërtetuar se Greci ishte një nga vendbanimet e komunitetit arbëresh, popullsi e hershme shqiptare që u dëbua nga Shqipëria duke filluar nga shekulli i fundit i Perandorisë Osmane. Besohet se nga i njëjti fshat kanë origjinën një numër i konsiderueshëm i komunitetit arbëresh që kanë kaluar oqeanin dhe familje të shumta që jetojnë në zonën e Nju Jorkut. Një shembull i dokumentuar është familja e ish-kongresmenit Joe DioGuardi. Në fakt, Philbin e pranoi origiinën shqiptare kur i prezantoi diagramin gjenealogjik të ftuarës së tij në emision, Kara DioGuardi, vajza e JoeDioguardit, të cilën ai e quajti “kushëri i largët”.
Regis Philbin pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme për dekada duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën amerikane. Ai arriti në zemrat dhe mendjet e miliona amerikanëve si drejtues i emisioneve të mëngjesit dhe “Kush dëshiron të bëhet milioner”. Ai është nderuar me çmimet Emmy dhe është vlerësuar nga bashkëmoshatarët e tij, dhe ka fituar vendin e tij në Hall of Fame në 2006.
Presidenti i Bronx Borough, Ruben Diaz Jr., i cili ka pritur Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë nëntorin e kaluar dhe ka nderuar me këmbëngulje komunitetin shqiptaro-amerikan si dhe personalitetet historike dhe kulturore në ngjarje të ndryshme, shpesh i referohet Bronksit si vendi i Regis Philbin.
“Regis Philbin nuk ishte vetëm një nga personalitetet më të njohura mediatike të kohës sonë, por ai kurrë nuk i harroi rrënjët e tij dhe ishte në klasën e parë të të pranuarve të nderuar në Bronx Walk of Fame në 1997.
“Regis Philbin ishte një personazh që solli ngrohtësi, humor dhe zgjuarsi te audienca për dekada, dhe ishte një përfaqësim i shkëlqyer si i banorëve të Bronksit ashtu edhe i komunitetit shqiptar.”