Refugjatët ukrainas në Poloni drejt shifrës rekord

Polonia ka pranuar 2,8 milionë refugjatë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Që nga 24 shkurti, kur Rusia pushtoi Ukrainën, 2.781 milionë njerëz kanë kaluar kufirin polako-ukrainas për në Poloni”, sipas njoftimit nga Roja Kufitare (SG) polake.

SG tregoi përmes një postimi në Twitter se oficerët e Gardës Kufitare kryen 24.400 kontrolle kufitare për njerëzit që hynin në Poloni nga Ukraina, një rënie prej nëntë për qind krahasuar me një ditë më parë.

Roja Kufitare deklaron gjithashtu se numri i të mbërriturve deri në orën 07:00 të së shtunës kapi shifrën deri në 5.400 persona.

*Tibo News.