
Refugjatët përdorin Shqipërinë për të shkuar drejt BE-së, kapen rreth 650 emigrantë
Vijon fluksi i emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të Shqipërisë. Autoritetet e kufirit në Gjirokastër raportojnë se vetëm në 3 javët e fundit janë kapur rreth 650 emigrantë që vinin kryesisht nga vendet e Lindjes. Ekspertët thonë se ata përdorin Shqipërinë si vend transit për të shkuar më pas drejt vendeve të BE-së.
Krahasuar me një viti më parë numri rezulton të jetë dyfishuar.