
Referendumi i ndryshimeve në Kushtetutën Serbe zhvillohet të dielën e 16 Janarit
Ndryshimet Kushtetuese pritet të bëhen në vazhdën e reformës gjyqësore dhe konkretisht mënyrën se si zgjidhen prokurorët dhe gjyqtarët me qëllim zvogëlimin e ndikimit politik.
Gjyqtarët dhe Prokurorët të cilët deri më tani janë zgjedhur në mënyrë direkte apo indirekte nga Parlamenti Serb, me propozimet e reja, pritet të zgjidhet nga Këshilli I Lartë Gjyqësor dhe Këshilli I Lartë I Prokurorisë.
Kundër referendumit janë shprehur opozita e vendit,e cila e konsideron referendumin si jolegjitim dhe nismë e ndërmarrë në kundërshtim me ligjin.
Gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, si njohës të së drejtës shprehen skeptikë, me qëndrime që ndryshojnë nga ato që çojnë drejt një pavarësie më të madhe të gjyqësorit, deri tek ato që besojnë se kjo është një mënyrë tjetër për të kamofluar ndikimin politik.
Komisioni I Venecias është shprehur se shumica e rekomandimeve të tyre janë përmbushur, por këmbëngul në nevojën e zvogëlimit të rreziqeve të politizimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij Prokurorial.
Pyetja e referendumit është: “A jeni për konfirmimin e aktit të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Serbisë?” Përgjigjet janë me “po” ose “jo”.
Kosova nuk është pjesë e referendumit. Sipas Kushtetutës Serbe, neni 182 Kosova konsiderohet pjesë e pandarë e Serbisë me status special të autonomisë.
Ndërkohë, formula e betimit të Presidentit të Serbisë sipas nenit 114 të Kushtetutës Serbe është kjo:
“Betohem solemnisht se do ti përkushtoj të gjitha përpjekjet e mia ruajtes së sovranitetit dhe integritet të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë e pandarë e saj.”
Të drejtën e votës e kanë të gjithë qytetarët e Serbisë që gjenden në listën e votuesve. Kosova zyrtare ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.
Referendumi pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në dinamikën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pjesëmarrja në të cilën shihet nga shumëkush si një tregues i mbështetjes popullore ndaj Presidentit Serb Vuçiç.