Receta e picës së preferuar të Kim Kardashian

Themeluesja e Skims na kujton të gjithëve, se asnjë tundim nuk duhet të na “vërë poshtë”, edhe kur bëhet fjalë për pizën, ushqimin e preferuar jo vetëm të italianëve. Sekreti? Brum vegan me lulelakër dhe ju shijoni picën e ëndrrave.

Nëse vapa ka tendencë të na lodhë dhe ul energjinë, zgjedhja e një pice të shijshme dhe të pasur me proteina e vitamina është ideale në një ditë vere. Për të përgatitur picën e Kim Kardashian, zgjidhni brumin e lulelakrës dhe nuk keni nevojë për ndonjë aftësi të jashtëzakonshme gatimi që ta finalizoni.  35/40 minuta për ta përgatitur dhe direkt në furrë! Ju bëftë mirë!

Përbërësit për picën:

1 lulelakër për brumin

1 lugë e gjysmë pesto borziloku

1 mozzarella vegane

Pak misër

1/2 kungull i njomë, i prerë hollë

1 lugë gjelle domate të thara

3 angjinare të vogla të marinuara

1/2 filxhan brokoli të copëtuar

1/2 filxhan rukola

1 lugë gjelle vaj

1 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja:

Paraprakisht, ngroheni furrën në 200°. Shtoni të gjitha perimet në një tas, spërkatini lehtë me vaj dhe i rregulloni me kripë dhe piper.

Rregulloni koren e lulelakrës në një tepsi dhe shpërndani peston mbi kore në mënyrë të barabartë. Hidhni djathin vegan dhe mbushjet sipas dëshirës tuaj. E vendosim picën në furrë për 10-15 minuta, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. Në një tas të vogël përziejmë rukolën me lëng limoni dhe vaj për të shoqëruar picën.