AlbanianEnglish

Realizohet piktura më e madhe në botë

Një fushë futbolli e kthyer në kanavacë arti në Katar hyri së fundmi në librin e rekordeve Guiness si piktura më e madhe në botë.

I marrë përsipër nga artisti iranian Emad Salehi, piktura përbëhej nga 9,652 metra katrorë të një fushe futbolli dhe quhej “Historia e topit”.

Mbajtësi i mëparshëm i Rekordit Botëror Guinness për pikturën më të madhe ishte Sasha Jaffery me një vepër arti prej 1,595.76 metrash katrorë.

Një zyrtar i rekordeve botërore Guinness tha se Emad Salehi e arriti rekordin me thuajse gjashtë herë më shumë sipërfaqe se rekordi i mëparshëm. Ai e konsideroi si vepër mbresëlënëse.

Tema e veprës artistike të Salehi është vetë topi, kujtimet historike të kupave të mëparshme botërore, vendet pritëse, fituesit, lojtarët dhe golashënuesit më të mirë deri te eventi në Katar.

Salehit iu deshën pesë muaj për të krijuar pikturën e tij, duke shpenzuar mesatarisht 14 deri në 18 orë në ditë punë.

Më shumë se 3000 litra bojë dhe 150 furçe u përdorën për të përfunduar veprën e artit.

*Tibo News.

You don't have permission to register