Realizohet me sukses ndërhyrja e rrallë në QSUT

Në Spitalin Kirurgjikal në QSUT është realizuar së fundmi një ndërhyrje e rrallë e cila rezultoi me sukses të plotë. Ekipi i kirurgëve, në bashkëpunim me urologët dhe reanimatorët arritën t’i heqin tre tumore një pacienteje 67 vjeçare e cila ishte në rrezik për jetën. Ndërhyrjet janë kryer në veshkë, nvibeshkoren e majtë dhe në tëmth, duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastin ku tregon se 67 vjeçarja është larguar tashmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Një ndërhyrje delikate, jetëshpëtuese, u krye me sukses nga ekipi multidisiplinar i kirurgëve, urologëve dhe reanimatorëve në Spitalin Kirurgjikal në QSUT.
🔬🩻Pas një seri ekzaminimesh dhe konsultës së përbashkët të disa mjekëve specialistë, u realizua me sukses heqja e tre tumoreve (në veshkë, mbiveshkoren e majtë dhe tëmth), duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte.
Ecuria post-operatore ishte shumë e mirë dhe 67-vjeçarja tashmë është larguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
🤝🏼🙏🏼Përgëzime ekipit me Dr. Aurel Janko, Dr. Arvit Llazani, Dr. Zamira Hysenaj, Dr. Orient Hasanaj dhe infermieret, Eliora Goxhabelliu dhe Mirjana Mema.