Reali, klubi i futbollit më i vlefshëm sipas “Forbes”

Për të tretin vit radhazi, Real Madrid është klubi i futbollit më i vlefshëm në botë, sipas revistës prestigjioze “Forbes”.

Reali ka një vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh, duke ia kaluar Manchester Unitedin (6.55 miliardë), duke ruajtur fronin që nga viti 2022.

“Forbes” thekson në raportin vjetor se Reali i Madridit ka shënuar një rritje prej 9% në vlerën e klubit në krahasim me vitin e kaluar dhe është skuadra që ka gjeneruar më shumë të ardhura (873 milionë dollarë, duke aspiruar të kalojë 1 miliard euro me të ardhurat shtesë që do të ofrojnë evenimentet e ndryshme në “Santiago Bernabéu).