Reagon edhe ambasadori i BE për deklaratat e Metës kundër SPAK dhe Dumanit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i ka cilësuar të padenja për demokracinë deklaratat kundër SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni Altin Dumani, të bëra nga ish-Presidenti Ilir Meta ditët e fundit.

Ai tha:  “Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq“, tha ai.

Deklarata e ambasadorit Gonzato vjen një ditë pas reagimit zyrtar që selia e BE-së, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Britanisë së madhe bënë duke dënuar sulmet kundër prokurorëve të SPAK-ut dhe drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.

Përfaqësitë diplomatike në Tiranë përmes reagimeve zyrtare mbështetën deklaratën nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë duke dalë në mbrojtje të institucioneve të reja të drejtësisë.

Tre selitë më të rëndësishme diplomatike theksuan mbështetjen e tyre në ngritjen e kapaciteteve që SPAK të luftojë korrupsionin dhe krimin.

Ndërkaq, prej disa ditësh ish-Presidenti ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se është vënë në shërbim politik të kryeministrit Rama.

Meta akuza kreut të SPAK, reagon Altin Dumani

Ambasada e SHBA-ve reagon pas sulmeve të Metës ndaj SPAK