Raundi tre pa emër presidenti nga opozita

Krahu i Enkelejd Alibeaj vijon të jetë konfuz për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Kanë vendosur të mos dërgojnë asnjë emër për raundin e tretë edhe pse emrat i kanë. Vetëpërjashtohen nga negociatat,  por për momentin bojkotin e përjashtojnë si opsion.

Gjasat që socialistët të ndryshojnë mendje janë zero. E sigurtë është që ne Qershor  të majtët do i japin vendit një President me firmat e tyre.

*Tibo News.