Raundi i dytë i debatit presidencial, Trump dominon në radhët e republikanëve

Shtatë republikanë u përballën me për të dytën herë me njëri tjetrin, me temë kryesore, ekonominë, emigracionin dhe Kinën. Ky ishte debati i dytë mes republikanëve për presidencialet e 2024. Donald Trump, që kryeson sondazhet në partinë e tij, edhe këtë herë nuk ishte pjesë e debatit, ai gjithsesi nuk mungoi në Michigan. Debati zgjati 2 orë dhe akuzat e tonet ndaj njëri tjetrit, në këtë përballje të dytë, ishin të larta. Edhe moderatorët e debatit, e humbën durimin disa herë për shkak të mungesës së kontrollit në ton dhe gjuhë të përdorur nga kandidatët. Donald Trump, edhe pse mungon në takimet e debatet e Partisë Republikane, ende kryeson në sondazhe, me 40 pikë dhe e ka vendosur, që ai do të jetë kandidati i republikanëve përballë Joe Biden dhe nuk do të marrë pjesë as në primaret e partisë.