
Rastet me Covid të javëve të fundit janë të infektuar për herë të parë
Vala e re e koronavirusit që ka sjellë një rritje të numrit të infektimeve dhe viktimave në vend pritet të përfundojë brenda muajit Korrik.
Epidemiologu Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se rastet e konfirmuara pozitive janë infektime për herë të parë.
Ekspertët këmbëngulin se vaksinimi është mënyra e vetme që kjo valë të kalojë me sa më pak komplikacione dhe fatalitete.
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik rreth 49% e popullatës së përgjithshme kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës anti-Covid, afro 46% janë vaksinuar me të dyja dozat dhe vetëm 10% e popullatës ka injektuar edhe dozën e tretë.
*Tibo News.