
Rastet me Covid në Kinë arrijnë rekord të ri
Kina ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të përditshme me Covid që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta të krijuara për të eliminuar virusin. Vendi regjistroi 31,527 raste, më i lartë se kulmi prej rreth 28,000 i regjistruar në prill, kur qyteti i tij më i madh Shangai u mbyll.
Kjo vjen pasi bllokimet e rrepta vazhdojnë të ndezin episode trazirash.