
Raporti: Rritet trafiku i kokainës në portet e Shqipërisë dhe Malit të Zi
Në portet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi ka pasur një rritje të trafikimit të kokainës gjatë viteve të fundit.
Konstatimi është bërë nga Raporti i Drogave, i publikuar nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA).
Raporti vë në dukje faktin se grupet shqipfolëse kanë rritur trafikun dhe në portet e tjera të Europës.
Raporti thekson se grupet shqipfolëse janë tërhequr vitet e fundit nga normat e larta të fitimit të këtij tregu. EMCDDA vlerëson se tregu i shitjes me pakicë të kokainës në BE kishte vlerë të paktën 10.5 miliardë euro (nga 7.7 miliardë deri në 12.8 miliardë euro) në vitin 2020.
Kjo përfaqëson rreth një të tretën e tregut të paligjshëm të të gjitha drogave dhe e bën kokainën tregun e dytë më të madh, pas kanabis.
*Tibo News.