Raporti: Numri i gazetarëve të vrarë në punë në vitin 2023 pësoi rënie

Numri i gazetarëve të vrarë në krye të detyrës ra këtë vit, pavarësisht vdekjes së gazetarëve në Gaza në dy muajt e fundit, tha të enjten grupi i avokimit të medias Reporterët pa Kufij.Në 11 muajt e parë të vitit 2023, 45 gazetarë u vranë duke kryer punën e tyre, nga 61 vitin e kaluar, sipas raportit vjetor të RSF. Ky ishte numri më i vogël që prej 33 vdekjeve në vitin 2002, kryesisht për shkak të një rënie të madhe në Amerikën Latine.

Ndërsa rreth 63 gazetarë janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftimeve më 7 tetor midis Izraelit dhe grupit islamik Hamas, vetëm 17 nga këto vdekje binin nën përkufizimin e RSF-së.