Raporti: Mbi 20 mijë të vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore në një vit në BE

Rreth 20,400 njerëz humbën jetën në aksidente rrugore në BE vitin e kaluar, një rënie e vogël prej 1% në vitin 2022. Ajo që është shqetësuese është numri i çiklistëve që kanë humbur jetën në rrugët e BE-së.

Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së vazhdueshme të infrastrukturës së duhur dhe mosrespektimit të rregullave, si shpejtësia e madhe, shpërqëndrimi drejtimi nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Burrat përbënin 77% të viktimave.  Njerëzit e moshës mbi 65 vjeç janë më të rrezikuarit, duke përbërë 29% të të gjitha viktimave ndërsa përfaqësojnë 21% të popullsisë.

Në mënyrë të ngjashme, moshat 18-24 vjeç përbënin 12% të viktimave. Shoferët dhe pasagjerët përbënin 45% të të gjitha viktimave, ndërsa këmbësorët përbënin 18%, motoristët 19% dhe çiklistët 10%.

Pavarësisht rënies relative nga viti 2019, pak vende anëtare janë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e BE-së dhe OKB-së për reduktimin e viktimave në aksidente rrugore deri në 2030.

Në BE, numri i viktimave nga aksidentet rrugore në 2023 ra me 1% krahasuar me një vit më parë.

Kjo do të thotë se ka pasur gjithsej 2360 viktima më pak krahasuar me vitin 2019. Numri i aksidenteve ka shënuar rënie në Spanjë, Francë dhe Itali, ndërsa është rritur në Irlandë, Letoni, Sllovaki dhe Suedi.

Në të kundërt, gjatë katër viteve të fundit, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Hungaria dhe Polonia janë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e një reduktimi prej 50% të aksidenteve në rrugë deri në vitin 2030.