Raporti i UNICEF: 110 viktima të mundshme trafikimi në Shqipëri, për 2023-in

Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet fenomen shqetësues, ku më të prekurirt janë fëmijët dhe të rinjtë. UNICEF ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Po si është pozicioni i Shqipërisë?

“Në vitin 2023, qeveria shqiptare dhe OJQ-të identifikuan 110 viktima të mundshme dhe dy viktima zyrtare të trafikimit, nga të cilat 67% ishin fëmijë dhe 29% gra. Përvoja e UNICEF-it sugjeron se numri i fëmijëve që bien viktima të trafikimit është më i lartë se sa raportohet globalisht.”

Ambasadori i Britanisë në Tiranë deklaroi se qeveria shqiptare ka bërë punë të mirë për ndalimin e emigracionit të paligjshëm, megjithatë shtoi se të rinjve duhet t’u ofrohet një prespektivë më e mirë.

“Ka një ulje me më shumë se 90% të emigrantëve nga 933 vitin e kaluar nga 12 mijë në 2022. Sipas British Council, 2/3 e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria dhe trafikantët e shfrytëzojnë këtë gjë. Ndaj duhet që të rriten mundësitë e të rinjve për punësim dhe mbështetje në Shqipëri.”

Në aktivitetin e UNICEF ishin të pranishëm dhe zv.ministrja e Brendshme Romina Kuka. e cila tha:

“Po dalin në pah probleme nga teknologjia, dhe ndaj ne po bëjnë disa ndryshime ligjore për dhunën online, sepse ka vakum ligjor.” Një shqetësim tjetër mbeten martesat e hershme të vajzave të cilat në shumë raste përfshihen edhe në rrjete trafikimi ose prostitucioni.