Raporti i OKB për të arritur barazinë gjinore

Krizat e njëpasnjëshme që po kalon bota po përkeqësojnë diskriminimin gjinor në mbarë globin, e për pasojë do të duhen rreth 300 vjet që barazia gjinore midis burrave dhe grave të arrihet, thekson raporti i OKB-së.

Njerëzimit gjithashtu do t’i duhet të presë deri në 140 vjet derisa gratë të përfaqësohen në kushte të barabarta në pozitat e pushtetit dhe udhëheqjes në vendin e punës dhe të paktën 40 vjet për përfaqësimin e tyre të barabartë në parlamentet kombëtare, thuhet në raport.

Megjithatë OKB-ja ka vendosur objektivin për arritjen e barazisë gjinore deri në vitin 2030.