Raporti i ODIHR: Reforma zgjedhore dështoi nga kriza e PD

Raporti i vëzhguesve të misionit të OSBE/ ODIHR fokusohet në klimën politike  parazgjedhore. Në raportin e parë të monitorimit ngrihet shqetësimi për përdorimin e administratës në zgjedhje.

“Shumica e bashkëpunëtorëve të ODIHR-it ngritën shqetësime për praktikën e mundshme të përhapur të keqpërdorimit të burimeve administrative nga partia në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj punonjësve publikë. Gjithashtu, shumë bashkëpunëtor vunë re një rritje të shkallës së punësimit në sektorin publik me kontrata afatshkurtra që mbulojnë periudhën zgjedhore dhe ngritën shqetësimin në lidhje me mundësinë e blerjes së votave”, thuhet në raportin e publikuar nga OSBE/ODIHR.

*Tibo News