Raporti i OBSH: Vdekshmëria foshnjore në rënie në Shqipëri

Shqipëria rezulton 1 nga 17 vendet me rënie të vdekshmërisë foshnjore.

Për herë të parë, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është ulur në 4.6 fatalitete për 1.000 lindje, regjistruar për vitin 2022.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, viti 1990 mban rekordin me 45 vdekje për 1000 lindje, duke zbritur në 27 në vitin 2000 dhe vetëm në 9 vdekje për 1000 lindje në vitin 2022.

Gjithashtu në rang global rezulton se vdekshmëria foshnjore ka regjistruar nivelin më të ulët historik gjatë 2022-it. Gjatë këtij viti kanë humbur jetën 4,9 milionë fëmijë nën 5 vjeç.

Shumica e humbjeve të jetës për këtë grupmoshë është për shkak të lindjeve të parakohshme në 18 % të rasteve, 14% nga pneumonia dhe 12 % nga traumat gjatë lindjes e asfiksia.

Sipas ekspertëve, fëmijët që jetojnë në mjedise të prekura nga konflikti, kanë 3 herë më shumë gjasa të humbin jetën sesa fëmijët në vende të tjera.