
Raporti i OBSH-së, vdekjet nga COVID-19 në rënie
Numri i rasteve të reja me koronavirus të raportuar globalisht ra me 16% javën e kaluar, duke shënuar një rënie njëmujore të infeksioneve me COVID-19, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në raportin e saj javor mbi pandeminë, OKB tha gjithashtu se vdekjet ranë me 10%, duke vazhduar një rënie të vdekjeve të parë që javën e kaluar. OBSH tha se kishte më shumë se 10 milionë raste të reja dhe rreth 60 000 vdekje në mbarë botën. Rajoni i Paqësorit Perëndimor ishte i vetmi rajon ku COVID-19 u rrit, me rreth një të tretën më shumë infeksione se javën e kaluar. Vdekjet u rritën me 22% në Paqësorin Perëndimor dhe rreth 4% në Lindjen e Mesme, ndërsa është në rënie kudo tjetër.
OBSH tha se varianti omicron mbetet jashtëzakonisht dominues në mbarë botën, midis sekuencave të viruseve të përbashkëta me bazën më të madhe të të dhënave të aksesueshme publikisht në botë, më shumë se 99.5% ishin omicron ndërsa vetëm 0.3% ishin delta. Në muajin e fundit, asnjë nga variantet e tjera shqetësuese nuk është raportuar, megjithëse OBSH tha se kishte sfida të mbikëqyrjes në shumë vende.
Vende të shumta në të gjithë Evropën, përfshirë Britaninë, Suedinë dhe Danimarkën, kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet e tyre për COVID-19 pasi rastet kanë rënë ndërsa fushatat e imunizimit kanë përparuar.
Megjithatë, OBSH ka thënë vazhdimisht se është shumë herët për të thënë se pandemia ka përfunduar dhe paralajmëroi se nëse koronavirusi lejohet të vazhdojë të përhapet, ai do të ketë shanse të mëtejshme për t’u mutuar në një version potencialisht më vdekjeprurës ose më të transmetueshëm.