
Raporti i FBI-CISA: Hakerat 14 muaj në rrjetin e qeverisë
FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Në hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik.
Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe antiMEK.
Më 18 korrik 2022, Homeland Justice pretendoi meritën për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës së qeverisë shqiptare. Më 23 korrik 2022, ‘Homeland Justice’ postuan video të sulmit kibernetik në faqen e tyre të internetit.
Në shtator 2022, aktorët kibernetikë iranianë nisën një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë thuhet në raport.