Raporti: Covid-19 doli nga një laborator kinez

Duke hedhur poshtë versionin e tij të mëparshëm për origjinën e pandemisë, Departamenti i Energjisë së SHBA-së ka përdorur prova të reja të klasifikuara për të arritur në përfundimin se koronavirusi SARS- CoV -2 ka shumë të ngjarë të ketë rrjedhur nga një laborator kërkimor kinez.

Pas FBI-së, Departamenti Amerikan i Energjisë ka arritur në përfundimin se virusi ka dalë nga një laborator i Wuhan-it, megjithëse katër agjenci të tjera amerikane mbështesin ende teorinë se virusi është transmetuar përmes një kafshe nga tregu kinez i gjesë së gjallë, ndërkohë që CIA ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Skenari i rrjedhjes së koronavirusit nga një laborator në Wuhan fillimisht u hodh poshtë si një teori konspirative dhe ksenofobike, por një numër në rritje shkencëtarësh besojnë se virusi mund të ketë rrjedhur gjatë një incidenti në Institutin e Virologjisë të Metropolit Kinez (WIV). Objekti i kërkimit është më pak se 15 km nga tregu i gjesë së gjallë  ku u regjistruan rastet e para të Covid-19 te njerëzit.

Disa ekspertë pohojnë gjithashtu se proteina “Spike” që koronavirusi përdor për të infektuar njerëzit tregon shenja që mund të jetë i krijuar nga një laborator. Por të tjerët i kanë konsideruar këta skenarë të pamundur dhe thonë se ka disa prova indirekte që koronavirusi u kaloi nga kafshët tek njerëzit.

Dëshmitë e origjinës natyrore ose të krijuar nga njeriu të koronavirusit nuk janë bërë publike.