
Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me zëvendës ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried , e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se me zyrtaren e DASH diskutuan gjatë për ecurinë e reformave, forcimin e drejtësisë, çështjen e integrimit dhe Ballkanin e Hapur.
Po ashtu, kryeministri thekson se Donfried i ka shprehur konsideratat për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si dhe në rajon.