
Rama uron Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter rreth rezultatit të sondazheve për zgjedhjet në Francë.
Ai ka uruar presidentin Francez Emmanuel Macron për fitoren, duke i thënë se së shpejti e pret në Shqipëri.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë.”
Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë🇦🇱🇫🇷🇪🇺 pic.twitter.com/CtwjnWPPjb
— Edi Rama (@ediramaal) April 24, 2022
*Tibo News.