
Rama ultimatum diplomatëve iranianë
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.
Më 15 korrik, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri të ditur se vendi ynë po përballej me një sulm kibernetik që vinte nga jashtë Shqipërisë. Pas sulmit kibernetik, portali qeveritar e-Albania riktheu në funksion.