Rama tregon si do të transformohet ISHP-ja

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë të premten projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas Ramës modernizimi i ISHP do të garantojë një standard të ri shërbimi.

Në masterplanin për modernizimin e ISHP parashikohet që të ngrihet një njësi e re e laboratorëve me infrastrukturë dhe pajisje bashkëkohore.

Sipas projektit të publikuar nga kreu i qeverisë, pritet që të vendoset gjithashtu korpusi i laboratorëve me sistem të integruar të marrjes dhe testimit të mostrave, laboratori kombëtar i referencës me sipërfaqe 2900 metra katrorë dhe do të rikonstruktohet godina qendrore e Institutit të Shëndetit Publik.

*Tibo News