Rama takon presidentin bullgar pas kritikave për veto-n

Nga Madridi, ku po merr pjesë në ditën e tretë të Samitit të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa bisedon me liderët e vendeve anëtare. Krahas videos, kreu i qeverisë shqiptare shkruan “Mbase sot lajmi i mirë…”.

Ndërkohë ai shfaqet duke biseduar edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev. Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike. Gjatë ditëve të fundit kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bullgarisë, ku është shprehur se po mban peng dy vende të NATO-s.