
Rama: Serbinë ta marrim në Bashkimin Evropian
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma rajonale Ballkani i Hapur do të ndihmojë edhe ndër të tjera, që Serbia të shkëputet nga Rusia dhe që kjo e fundit të mos ketë më influencë në Beograd. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin holandez, Rama theksoi se Serbia nuk duhet të lënë në krah të Rusisë.
Lidhur me propozimin e presidentit francez për një komunitet të ri politik evropian, Rama u shpreh se kjo do ta bashkojë Ballkanin në tryezën e diskutimeve për tema me peshë ndërkombëtare.