Rama quan thashethem kandidimin e Vali Bizhgës për presidente

Për kryeministrin Edi Rama procesi i zgjedhjes së Presidentit, stimulon maksimalisht thashethemet ku po përfshihen gjithëfarë emrash e njerëzish.

Të tilla sipas tij janë edhe zërat për kandidaturën e Vali Bizhgës në Presidencë.

Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese.

“Do doja të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nismë, është e re e vecantë, na duhet mbështetja e të gjithëve ju, në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme e më pas të zgjedhin të përfshihen si spektatorë, në të gjitha këto seri javësh. Nuk do të doja të shfokusoheshim”, deklaroi kreu i qeverisë në aktivitetin qe shënjoi nisjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

*Tibo News.