Rama: Putin do gëzohej nëse do kishte konflikt në Ballkan

Kryeministri Edi Rama është shprehur për median gjermane “Der Spiegel” se Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Teksa u pyet se çfarë këshillon ai për këtë situatë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Serbia asnjëherë nuk mund të sanksionojë Rusinë.

Për çështjen e Kosoves, Rama thotë se Serbia duhet ta njohë, por Aleksandër Vuçiç nuk mund ta bëjë.