Rama: Punimet për tunelin e Skërficës janë drejt përfundimit

Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet për tunelin e Skërficës janë drejt përfundimit.

Sipas tij, rruga e re Kardhiq-Delvinë do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, ndërsa do të shkurtohet koha e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.