Rama publikon projektin e spitalit rajonal të Lezhës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale projektin për spitalin rajonal të Lezhës.

Rama shkruan se ky projekt do e transformojë këtë spital dhe do të ketë standardet më të mira.

Projekti i ri parashikon rikonstruksionin e godinës ekzistuese ku kapaciteti do të jetë 135 shtretër në dhoma, urgjencë për të rritur, për fëmijë, Kirurgji, salla operacioni, terapi intensive, etj.

 

*Tibo News