
Rama propozon publikimin e listës së pagave njëherë në vit
Kryeministri, Edi Rama gjatë një konferencë për mediat deklaroi se publikimi i pagave për mbi 630 mijë qytarëve në vend ka dhënë efekte pozitive.Nisur nga kjo, Rama tha se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar, qytetarët do të pyetën nëse janë pro apo kundër publikimit të të gjitha pagave njëherë në vit. Ai ndër të tjera tha se do të ketë kontrolle për të ardhurat që qytetarët deklarojnë në shtet, duke bërë krahasimin me stilin e tyre të jetesës.
Rama nënvizoi se kjo nismë do të merret për të gjithë ata që kanë të ardhura të larta dhe i shmangen detyrimeve. Ai theksoi se tej se do të rishikohen edhe kontratat e punës.