
Rama prezanton paketën e krizës: Paga minimale 34 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë të rezistencës për përballimin e krizës. Kreu i qeverisë bëri me dije se me këtë ndërhyrje paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë. Rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Administratës, Policisë së Shtetit dhe Burgjeve.
Rama tha gjithashtu se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.