Rama poston mbi tërmetin e 26 Nëntorit

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar tërmetin tragjik të 4 viteve më parë që u mori jetën 51 personave. Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, kreu i qeverisë ka treguar nëpërmjet fotove, rindërtimin e disa lagjeve të Thumanës, një prej zonave pothuajse të shkatërruara totalisht nga tërmeti.

Rindërtimi i apartamenteve dhe banesave në Thumanë u bë me kontributin e shqiptarëve dhe fondeve të qeverisë. Gjithsesi procesi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar. Nga buxheti i vitit të ardhshëm janë përcaktuar afro 12 miliardë lekë me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.