
Rama për Ballkanin Perëndimor: Më e mira nuk ka ardhur ende
Kryeministri Rama së fundmi ka dhënë një intervistë për Novi Magazine. Ai foli për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, veton bullgare, Kosovën dhe Serbinë. I pyetur se ku e shikon rajonin e Ballkanit Perëndimor pas 10 apo 15 vitesh, kryeministri u shpreh shpresëplotë se më e mira nuk ka ardhur akoma.
Gjatë intervistës Rama theksoi se Shqipëria ka bërë atë që i takon për sa i përket rrugës së integrimit në BE, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të japë pjesën e saj.