
Rama për amnistinë fiskale: Nuk e pranojë këtë kritikë
Kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se janë të vendosur ta çojnë para projektligjin për amnistinë fiskale. Ai u shpreh se janë duke ballafaquar kritikat me faktet dhe faktet me burimet e kritikave në mënyrë që të kenë një opinion të gjerë sa i takon kësaj çështje.
Sidoqoftë, e vetmja kritikë që nuk e pranon dot, Rama tha se lidhet me paragjykimin se vendet e tjera mund ta bëjnë amnistinë, por jo Shqipëria.
Rama komentoi gjithashtu dhe sulmin e fortë kibernetik që tregoi forcën e sistemit tonë.Sipas tij rënia e sistemit në një moment të caktuar ndodh në çdo vend dhe mbyllja e dyerve për t’u mbrojtur është pjesë e një mase në këtë pjesë. Kryeministri sqaroi se brenda kësaj fundjave ekipi i punës do të përfundojë sistemimin e gjithçkaje që ndaloi së funksionuari prej sulmit.