Rama paralajmëron ndryshime në qeveri

Partia Socialiste me kryeministrin Edi Rama në krye, pritet të pësojë ndryshime.

Anëtarët e Asamblesë janë njoftuar për mbledhjen e ardhshme që sipas mediave do të mbahet më 4 shtator në orën 16:30.

Pritet që ndryshimet të prekin disa ministri të vendit.  Kjo do të thotë se në kabinetin Rama tre do të ketë disa ministra të rinj dhe disa të tjerë që do të duhet të largohen nga posti.