Rama para nisjes së samitit për Ukrainën: Angazhim i mëtejshëm kundër agresionit rus

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim për samitin që do të mbahet sot për Ukrainën. Kreu i qeverisë shkruan se ndihet krenar për Shqipërinë që pret sot samitin dhe liderin ukrainas në këtë takim solidariteti dhe angazhimi të mëtejshëm kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.