
Rama: Pa Rusinë, Serbia s’mund të mbijetojë
Kryeministri Edi Rama është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, por njëkohësisht ka treguar mirëkuptim për qëndrimin kundër të sanksioneve ruse nga ana e Serbisë, duke thënë se nuk duhet ushtruar presion ndaj kësaj të fundit.
Në një intervistë për median austriake “Die presse”, numri një i qeverisë u shpreh se Ballkani duhet të mbahet larg kërcënimeve të mundshme.
Më tej ai theksoi se Rusia ka një ndikim të fortë në disa pjesë të Ballkanit, kur u pyet se a e kërcënon lufta në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan.