Rama: Nuk ka negociata për anëtarësim në BE dhe faji është i Bullgarisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nuk pret që një samit i BE-së javën e ardhshme t’i hapë rrugën vendit të tij për të filluar bisedimet e anëtarësimit dhe fajësoi Bullgarinë.Të gjitha qeveritë e BE-së ranë dakord që në mars 2020 t’i japin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Por negociatat nuk kanë nisur ende pasi Bullgaria këmbënguli se donte lëshime nga Maqedonia e Veriut në mosmarrëveshjet dypalëshe që prekin gjuhën, historinë dhe identitetin.