Rama nga Mali i Zi: Unë dhe PS i dhamë jetë SPAK-ut

Në përfundim të Samitit të liderëve të Ballkanit të mbajtur në Malin e Zi, kryeministri Rama foli me gazetarët ku u ndal tek Reforma në Drejtësi për të cilën tha se është bërë me konsensus.

Rama deklaroi se ai dhe Partia Socialiste i dha jetë SPAK-ut, ndërsatheksoi se nuk është komentuar asnjëherë veprimtaria e Prokurorisë së Posaçme.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

“Kur vjen puna te drejtësia, po të shohësh raportin Evropian, mbi 50% e detyrave të Shqipërisë lidhen me sistemin e drejtësisë. Plani i ri i rritjes lidhet specifikash me reforma dhe masa që janë dakordësuar se kur do të bëhen. Do të fitojnë ato pjesë të integrimit sipas hapësirave që janë hapur. Do të bëhemi anëtar në BE ku patjetër do të marrim dhe fondet. Si mundemi ne dhe unë që të kemi një synim të tillë kur isha unë dhe PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim mbështetje. Deri më sot s’di të kemi hapur gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK”.