
Rama nga Durrësi: 1,500 vende të lira pune
Kreu i qeverisë nga Durrësi u shpreh se në 63 bizneset më të mëdha të rajonit, po afrohen 1 500 vende pune të lira. Ai ka shtuar se në Durrës po ashtu janë të lira edhe 600 vende pune që janë në dispozicion për ata që po kërkojnë një punës. Mes të tjerash kryeministri shtoi se sot kemi 13 mijë të punësuar më shumë nga një vit më parë. Për Ramën, sërish vlen shprehja që punë ka por nuk ka profesionistë, pasi sipas tij bizneset po përballen cdo ditë e më shumë me këtë fenomen.