
Rama në Londër me kryeministrin britanik, për çfarë biseduan
Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe homologu britanik Rishi Sunak kanë diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme.
Ata folën mbi mundësitë e shumta në fushat si tregti, investime dhe teknologji, ndërsa kryeministri Sunak vlerësoi kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar të Britanisë në jetën britanike.
Britania do i ofrojë ndihmë Shqipërisë për të përmirësuar kapacitetet e mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike, ndërsa dy vendet si aleatë të NATO-s dhe bashkë-anëtarë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së treguan përkushtim për një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Dy vendet do thellojnë bashkëpunimin në ndalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe goditjen e rrjeteve kriminale.
Shqipëria do nënshkruajë marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportave.
Kryeministrat ranë dakord që të ngrenë një ekip të përbashkët mes dy vendeve që do kryejnë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.
*Tibo News