Rama në Bruksel: Të përfshihet Kosova në partneritetin për paqen

Në konferencën e përbashkët në Bruksel me shefin e NATO-S, Jens Stoltenberg, kryeministri Edi Rama kërkoi që të përfshihet edhe Kosova në partneritetin për paqen. Sipas kryeministrit për shkak të vështirësisë me sigurinë është e rëndësishme që të konsiderohet pozita e Kosovës.Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë ishte ndër të parët që miratoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Kreu i qeverisë theksoi se si anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në BE, mbështesin stabilitetin, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.