Rama në 13 vjetorin e “21 Janarit”: Krim shtetëror i pahetuar, por më në fund ka pakëz dritë…

Në 13-vjetorin e “21 Janarit”, dita famëkeqe ku 4 vetë u vranë në bulevardin përballë Kryeministrisë, kreu i qeverisë e konsideron krim shtetëror të pahetuar.

Në fjalën e tij në Kryeministri ku ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimave, Rama bëri thirrje për drejtësi, që sipas tij këtë radhë vjen me pakëz dritë në fund të tunelit për shkak të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Sot ky përkujtim ka pakëz më shumë se sa thjesht shpresë ne errësirën e plotë të tunelit të kërkikmit të drejtësisë gjatë gjithë këtyre viteve. Prandaj sot ndryshe nga herët e tjera ne jemi së bashku jo vetëm për të përkujtuar por edhe për t’i thënë këto fjalë. Sepse ka më në fund pakëz dritë në rrugën e gjatë të këtij tuneli. Fjalët e shpresës sonë sot nuk dalin vetëm nga dëshira e paepur për të mos iu dorëzuar errësirës mbytëse të sistemit të vjetër të drejtësisë, por edhe nga shenjat reale të zgjimit të drejtësisë edhe për 21 janarin. Njëra shenjë e këtij zgjimi të shumëpritur është e drejtpërdrejtë”.

Rama ia faturon mungesën e drejtësisë për 21 Janarin Prokurorisë së Tiranës, duke e akuzuar si segment të kalbur të drejtësisë së re.

“Vendimi kuptimplotë i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i cili e cilëson “21 janarin”, e zeza mbi të bardhë, si krim shtetëror të pa hetuar. Duke u bërë kështu i pamundur të lexohet me dy kuptime, sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, këtu në këtë rreth të pandashëm kujtese dhe në shoqërinë shqiptare apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin në politikën shqiptare dhe në Prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës.

Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila së fundmi ka hyrë në një fazë të re, kuptimplotë, duke e thyer më në fund akullin e shtresëzuar prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar dhe drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, 27 shkurt 2024. Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kaloj për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës. Këto dy anë krejt të ndryshme të medaljes të drejtësisë për “21 janarin”, sot janë në fakt edhe vetë shëmbëlltyra e drejtësisë në Shqipëri aktualisht.

Një trup i shtrirë në të gjithë vendin i cili ka nisur të japë shenja inkurajuese jete falë reformës në drejtësi që e udhëhoqëm dhe miratuam me këtë vullnet dhe falë veprimtarisë së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme që po japin prova inkurajuese. Ndërkohë që gjymtarët dhe organe të tjera të trupit të drejtësisë vazhdojnë përpiliten përmes inercisë së kllapisë shekullore dhe zgjimesh copa-copa sipas rastesh ose vazhdojnë të flenë paturpësisht mbi dosjet e zverdhura të krimeve, ku 21 Janari mbetet krimi i krimeve dhe nevoja ulëritëse për thellimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

Prokuroria e Tiranës është një nga këto gjymtyrë. Por si është e mundur që të kalojnë vite dhe ndërkohë gjymtyrë të tjera të cilat janë aty për të mundësuar mirëqeverisjen dhe vetëkontrollin e sistemit të drejtësisë ta shohin prej vitesh këtë zvarritje krejt të pajustifikueshme dhe të mos bëjnë asgjë? Këtë që bëri Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut a mos vallë ishte kaq e vështirë ta bënte vetë sistemi? Ndërkohë që pikëpyëtja është, a duhet të përgatitemi edhe për më të keqen që përsëri sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga vendimi i Gjykatës Europiane? Prandaj 21 Janari është sa një nevojë për drejtësi të drejtpërdrejt lidhur me një krim shtetëror, aq edhe një motiv dhe një pasqyrë për të kuptuar më së miri se cila është detyra jonë si udhëheqës dhe garantorë politik të reformës në drejtësi, ndërkohë që Shqipëria është në një sfidë të vërtetë të hapur kombëtare mes të shkuarës padrejtësi dhe të ardhmes që duhet me patjetër ta bëjmë sot në Shqipëri si shtet i të drejtës ndërkohë që nuk mund të rrimë thjesht në pritje duke vëzhguar rezultet e reformës në drejtësi”.

Më 27 Shkurt do të pritet fjala e Gjykatës së Lartë, që do të vendosë nëse çështja e “21 Janarit” do t’i kalojë SPAK-ut për hetim ose jo, gjë që në fakt pritet nga Kryeministri Rama dhe qeveria socialiste, që kjo dosje t’i hiqet nga duart Prokurorisë së Tiranës.

“Megjithatë, ky i sotmi është një 21 Janar i veçantë sepse sot për herë të parë shpresa nuk ushqehet nga brenda nesh por dhe nga vendimi i Gjykatës Europiane dhe nga vullneti tanimë i SPAK për të goditur drejt, për të goditur lart pa duart e lidhura nga pushteti politik dhe pa frikë nga dordolecët politikë. Ne sot nuk na mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do të vendosë me drejtësi në 27 Shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 Janarit nga kurrizi pa shtyllë i Prokuroisë Tiranë në duart e SPAK-ut për të hetuar krejt çka është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë po asgjë më pak dhe pastaj për ta çuar rezultatin e atij hetimi në duart e Gjykatës së Posaçme ku më në fund Shqipëria do të mund të shohin të gjithë ata që duhet të përgjigjen për 21 Janarin. Në të gjitha rastet ne e kemi ditur se 21 Janari është nga ato raste në histori kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por njëkohësisht nuk harron kurrsesi që të vijë”.