Rama mbledh në Shkodër kryebashkiakë të majtë e të djathtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në një takim maratonë këtë të shtunë ministrat dhe kryetarët e bashkive në qytetin e Shkodrës. Në takim me kryeministrin kanë shkuar dhe krerët e bashkive që drejtohen nga opozita.

Rama do të flasë për rreth një orë për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.

Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.