
Rama: Kanabisi mjekësor do të legalizohet, ndoshta edhe ai për përdorim personal
Kryeministri Edi Rama ka thënë se legalizimi i kanabisit mjekësor do të bëhet, pasi kështu kanë dashur shqiptarët që janë pyetur në këshillimin kombëtar. Rama u pyet se kush do të mbaje përgjegjësi nëse vendi kanabizohet me legalizimin e kanabisit, siç kanë qenë edhe akuzat e fundit të opozitës. Rama tha gjithashtu se do të pyesin sërish popullin nëse do të bëhet edhe legalizimi për përdorim personal.